25 Gusht, 2026

Bledi Mane: Si e provokova mbrëmë në Përmet, Berishën dhe mediat e tij

 Bledi Mane: Si e provokova mbrëmë në Përmet, Berishën dhe mediat e tij

Nga Bledi Mane

Mbrëmë pasi mbaroi nata e tretë e festivalit Nona në Përmet, u zhvendosëm te skena numër dy me after party dhe unë si themelues i këtij festivali, i kërkova deejay-it pak para mesnatës që të luante për pak sekonda kolonën zanore “Rama jepe dorëheqjen”.

U kërkova edhe dy miqve të mi të filmonin grupin e të rinjve që këndonin e u thashë t’ia dërgonin Sali Berishës dhe ca portaleve gjobëvënëse në Tiranë. Dhe funksionoi plani në mënyrë perfekte.

Sot në mëngjes edhe Saliu, edhe gjobvënësit publikuan videon.

Duhet të jesh nuhatës të marketosh gjërat e bukura në këto ditë të nxehta dhe unë ia arrita qëllimit.

Festivali Nona, festa kombëtare e gjysheve shqiptare!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *