Aksident i rëndë afër Tepelenës, plagosen 4 persona (mes tyre një nënë dhe dy vajzat e saj)
Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin rrugor Levan-Tepelenë, pranë fshatit Rromës.
Sipas informacioneve paraprake, në përplasje janë përfshirë dy automjete tip “Mercedes”, ndërsa si pasojë kanë mbetur të plagosur katër persona.
Të plagosurit janë nëna dhe dy vajzat e saj, së bashku me drejtuesin e njërit prej automjeteve.
Ambulancat kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë transportuar të lënduarit drejt spitalit Rajonal të Fierit ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Njëkohësisht, forcat policore kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentitit.