Tatjana Radoja, aktorja dhe mësuesja e paharruar që ndërroi jetë tragjikisht shumë e re
E mira dhe e bukura presore Tati e cila ka rreth 30-vite që ka ndërruar jetë, ka qenë mësuese e gjuhës së huaj frënge në shkollën Xhezmi Delli në Tiranë!
Ishte një mësuese model, e dashur, e sjellshme, e komunikueshme dhe shumë e bukur.
Ajo gjithashtu ka qenë edhe pjesë e Festivalit të RTSh-së në trion e vajzave të jurisë
Tatjana interpretoi edhe në kinemanë shqiptare në tre filma.
Roli i parë ishte gruaja e Petros tek filmi Ndërgjegja (1972), më pas gruaja e Martinit tek Përballimi (1976) dhe Ledja tek filmi shqiptar Streha e re (1977).
Ajo u martua me artistin dhe kompozitorin e mirënjohur shqiptar Robert Radoja.
Ishte fillimi i viteve 90, ku trazirat filluan në vendin tonë!
Në atë kohë rrëmuje Tatjana ishte e sëmurë me leuçemi dhe fatkeqsisht nuk mundi dot ta fitonte betejën me sëmundjen e rëndë!
Kujtimi i saj jeton sot e kësaj dite në zemrat e familjarve të saj, miqve, kolegëve, artdashësve të filmit të cilët e kujtojnë gjithëmonë të mirën dhe të dashurën Tatjana.
E paharruar qoftë Tatjana Radoja! (Giseld Dervishi)