Vajza e Ilir Beqajt heq dorë nga shtetësia shqiptare
Deborah Beqaj, vajza e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka hequr dorë nga shtetësia shqiptare.
Siç raporton gazetarja Anila Hoxha, vendimi është dekretuar nga presidenti i Republikës, duke i hapur rrugë heqjes dorë nga shtetësia shqiptare për Deborahn.
Nuk dihen për momentin, arsyet e këtij vendimi.
Ky zhvillim vjen në një kohë kur Ilir Beqaj ndodhet nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Ai u lirua nga burgu javën e kaluar, pas ndryshimit të masës së sigurisë nga autoritetet gjyqësore.
Në vitin 2024, ka rezultuar se edhe emri i saj ka dalë nga përgjimet e kryera për Beqajn.
Sipas raportimeve të asaj kohe, bashkëshortja dhe vajza e Beqajt në komunikimet e tyre flasin për “Gzonën” dhe për ndryshimet e bëra aty, fakte të cilat tregojnë për lidhjen e tyre me këtë restorant, për të cilin u deklarua se Beqaj ishte pronar faktik.
Më 07.07.2023 në një bisedë të kryer kontakti “Deborah Beqaj” pyet se “Si kaluat mbrëmë” ndërkohë kontakti “Ada Cuci” i pergjigjet se “Mirë shumë. Te Gzona është bërë shumë nice me ndryshimet e reja… Oo kanë bërë shumë. Ka ardh një çun i ri që merret aty … Është shtruar poshtë me drasa dhe është bërë me 2 pjesë”