Djali i Demir Hyskjas kujton të atin në përvjetorin e ndarjes nga jeta: Ja fjalët që më thoshte gjithmonë
Djali i aktorit të madh Demir Hyskja, ka kujtuar të atin në 10-vjetorin e ndarjes nga jeta.
“6 gusht 2016 u largua nga kjo jetë e trazuar Artisti i Popullit Demir Hyskja.
Më qëndron para syve të mi gjithmonë buzëqeshja që e shoqëroi gjatë gjithë jetës së tij.
Në veshët e mi tingëllojnë akoma fjalët “Më fal” dhe “Faleminderit”, që ai i shprehte pas cdo komunikimi dhe shërbimi që i bëhej.
Në dorën time mungon mbështetja e krahut të tij, kur vitet e fundit e kishte të nevojshme të ecte i sigurtë.
Boshllëku i qytetarit fisnik, i babit model dhe i artistit dinjitoz është akoma më i madh sot.
I përjetshëm kujtimi yt, ati ynë”, shkruan ai.