Pse SHISH nuk kërkoi ndihmë nga NATO, për arrestimin e Ermal Beqirajt?
Ermal Beqiraj ka patur në dorë të gjithë të dhënat e shqiptarëve, familjare, ligjore, dhe financiare.
Përveç njerëzve të thjeshtë në ato databaza ka patur të dhëna dhe për personat dhe familjaret e shërbimeve sekrete SHISH, SHIU, policisë, ushtrisë.
Për sa më sipër ishte urgjencë kombëtare gjetja dhe arrestimi i tij me përfshirjen e shërbimeve sekrete shqiptare dhe partnere të NATO, e para për të ndaluar rrjedhje të mëtejshme të dhënash nëse e zotëron akoma databazen, për të zbuluar kush tjetër mund ti ketë ato të dhëna dhe si do përballohet me tej kjo situatë.
SHISH dhe SHIU fjeten gjumë dhe shteti shqiptar u mjaftua me një mandat kërkimi ndërkombëtar si të ishte hajdut xhepash i rëndomtë dhe në kushtet kur Europa është e mbushur me krim, ajo shkresë do flinte në zyrtarët e policisë franceze. E në fakt ashtu ndodhi.
Nëse kërkimi do kalonte nga kanalet e shërbimeve sekrete të NATO të jeni të sigurte qe një person që blen kështjellë, jaht dhe helikopter në Francë kapet dhe sillet i lidhur në Shqipëri për 24 orë.
Fakti që kjo gjë nuk është bërë tregon kalbesine e këtyre sistemeve të sigurisë kombëtare dhe mbi të gjitha tregon që kjo mbrojtje Ermali Beqirit i ka ardhur nga person më lart se SHISH, se fundi i fundit një shkresë tek partnerët do niste SHISH, por nuk e ka nisur se është urdhëruar të mos ta nisë.
Dhe në e dimë ne Shqipëri se nga varet dhe kush i jep urdhrat SHISH. (Endri Tafani)