VIDEO/ Shoferi kamikaz për pak shkakton një tragjedi të rëndë në aksin Tepelenë-Qesarat
Një tjetër rast i një manovre të rrezikshme në rrugët e vendit është denoncuar në redaksinë e JOQ Albania.
Një qytetar ka dërguar pamje nga aksi Tepelenë-Qesarat, ku një furgon me logon e kompanisë Bana King shihet duke kryer një parakalim që, sipas denoncuesit, ka vënë në rrezik jetën e përdoruesve të tjerë të rrugës.
Në videon e dërguar, furgoni me targa ‘AB 159 ZG’ del në krahun e kundërt të qarkullimit për të parakaluar, në një moment kur nga sensi i kundërt afrohen automjete të tjera.
Manovra duket se krijon një situatë me rrezik të lartë, duke detyruar drejtuesit e mjeteve të përballen me një moment tensioni në një aks ku parakalime të tilla mund të kenë pasoja të rënda.
“Këtë pilotin e Bana King përshëndeteni pak, se desh na mori jetën në aksin Tepelenë–Qesarat”, shkruan qytetari në mesazhin e tij drejtuar redaksisë.
Pamjet rikthejnë edhe një herë shqetësimin për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, të cilët duhet të mbajnë përgjegjësi për sigurinë e përdoruesve të tjerë të rrugës.