71-vjeçari kap peshkun gjigand në Vjosë
Një peshk 21.5 kg është kapur ditën e sotme në lumin Vjosa nga peshkatari Petrit Troka.
71- vjeçari i cili merret prej 40 vitesh me peshkim, arriti për herë të dytë ndër dekada të kapë një peshk të tillë i llojit krap.
Për vite me radhë në Vjosë, persona të papërgjegjshëm gjuajnë me rrjeta apo lëndë plasëse.
Kjo ka shkaktuar zhdukjen e peshkut, pasi ai vritet apo kapet që i vogël.