25 Gusht, 2026

Fotografia për të cilën po flet – gati – gjithë bota…

 Fotografia për të cilën po flet – gati – gjithë bota…

Kjo fotografi është realizuar nga Maximilien Lamy, një anëtar i agjencisë Street Photography France. Pamja tregon plazhin e Moutchic në liqenin e Lacanau (Gironde), jo larg bregut të Atlantikut në Francë.

Prej se është shpërndarë në fundjavë nga agjencia franceze e lajmeve AFP, fotografia është botuar në dhjetëra media – nga New York Times e Wall Street Journal në Amerikë deri te gazetat lokale gjithandej Europës.

Fotografia duket si pikturë, kishte madje diskutime nëse është e gjeneruar me inteligjencë artificiale. E vërteta është: kjo fotografi është reale dhe është bërë me telefon, pasi që Lamy ishte për pushime në këtë pjesë të Francës.

“Arritëm në plazhin Moutchic, në këtë dekor apokaliptik. Menjëherë pashë këtë çift dhe paradoksin që ata mishërojnë. Të jep përshtypjen se janë duke parë spektaklin e botës që po digjet“, rrëfeu Lamy për gazetën Nouvel Obs.

“Ata janë në karrige plazhi, por po ashtu mund të ishin në divanin e tyre, përpara televizorit“.

Street Photography France vlerëson se “me fotografi kaq të fuqishme, ekziston një mundësi e vërtetë për të ndërgjegjësuar publikun dhe për të nxitur veprimin përballë sfidave që lidhen me ndryshimet klimatike dhe ngrohjen globale“.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *