25 Gusht, 2026

Zbardhet pasuria e pazakontë e një magjistrati nga Tropoja: Dele, bletë, lopë dhe gëlqere të trashëguara

 Zbardhet pasuria e pazakontë e një magjistrati nga Tropoja: Dele, bletë, lopë dhe gëlqere të trashëguara

Nëse keni menduar se magjistratët tanë investojnë vetëm në apartamente apo në llogari bankare, deklarata e fundit e pasurisë së një magjistrati (prokuror apo gjyqtar) nga fshati Jaho Salihi (Komuna Llugaj) do t’ju bëjë të riyyleni përkufizimin e termit “kapitalist”.

VNA po punon për emrin e magjistratit, por formulari i siguruar tregohen fakte jo tipike.

Më poshtë po ju sjellim inventarin e detajuar të pasurisë më bio, më me qumësht dhe më me mjaltë në historinë e Vetting-ut:

1. Armata e bardhë: 150 krerë dele

Vlera: 15,000 Euro (Pesëmbëdhjetë mijë Euro)

Pjesa në %: 50%

Statusi: Të trashëguara që nga viti 1996 (me matrikuull!).

2. Bletët e drejtësisë: 50 koshere

Vlera: 5,600 Euro (Pesë mijë e gjashtëqind Euro)

Pjesa në %: 25%

Statusi: Të trashëguara nga viti 1996.

3. Lojtarët e rëndë: 5 lope

Vlera: 500,000 Lekë (Pesëqind mijë Lekë)

Pjesa në %: 25%

Statusi: Të trashëguara nga viti 1996.

4. “Guri i themeltë”: gelqere 50 kg

Vlera: 3,000,000 Lekë (Tre milionë Lekë)

Pjesa në %: 25%

Statusi: Krijuar në vitin 2004.

Mbetet për t’u parë se si do t’i bëjë ILDKPI-u llogaritë e prodhimit të qumështit, gjalpit dhe mjaltit për vitet në vijim!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *