27 Gusht, 2026

Perla e ditës: PS ankohet se këshilltarja e Kuvendit u rrëzua nga shkallët dhe u lëndua rëndë teksa ndiqte Agron Shehajn

 Perla e ditës: PS ankohet se këshilltarja e Kuvendit u rrëzua nga shkallët dhe u lëndua rëndë teksa ndiqte Agron Shehajn

PS ka kërkuar përjashtimin me 60-të të deputetit Agron Shehaj pas incidentit ku u përfshi ky i fundit me marrjen e marrëveshjes konfidenciale me SHBA-në për huanë 302 milionë dollarë për ushtrinë shqiptare.

PS ka kërkuar gjithashtu edhe referimin në SPAK të Shehajt.

Sipas socialistëve, punonjësja e Kuvendit u rrëzua nga shkallët e pësoi lëndime të rënda teksa ndiqte Shehajn.

“Këshilltarja e ndoqi deputetin dhe në përpjekje për ta ndaluar dhe ta rimarrë dokumentin, u rrëzua nga shkallët dhe pësoi lëndime të rënda, siç vërtetohet dhe nga pamjet video bashkangjitur kësaj kërkese.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *