I punësuari i Berishës, sulmon Klodin e Spitalit Amerikan (dyshohet se s’ka paguar gjobën)
Numri dy i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka sulmuar pronarin e Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeu.
Sipas tij, Byroja Kombëtare e Hetimit ka ushtruar një kontroll në banesën e tij, por asnjë media nuk e ka publikuar si lajm.
“Byroja Kombëtare e Hetimit për vizitë te Klodian Allajbeu!
Kontrolloni nëpër media e portale, sa prej tyre e kanë publikuar lajmin se BKH ka ushtruar kontroll në banesën e tij!
Ministri real i shëndetësisë, Klodian Allajbeu dhe prestanome e tij Evis Sala kanë, përkatësisht, krijuar dhe zbatuar një mori skemash, për të grabitur qytetarët shqiptarë, duke i shkaktuar vendit një gropë financiare, nga e cila, mesa duket, nuk do të dalin as vetë.
Drejtësi quhet kur t’ia paguajnë shqiptarëve të gjitha”, shkruan Noka.
Kjo është hera e dytë brenda pak muajsh, që Noka sulmon Allajbeun.
Ndërsa për vite me radhë, askush nga PD apo mediat e saj, nuk ka guxuar ta përmendë emrin e tij.
Nuk dihet se çfarë ka ndryshuar në marrëdhënien e Allajbeut me PD, por fakti që e godet grupi dy i Partisë Demokratike, tregon se diçka është thyer mes tyre.
Me shumë mundësi, Allajbeu s’do ketë paguar gjobën tek Shkëlzeni.