Historia tronditëse e ekzekutimit të Persefoni Kokëdhimës dhe Bule Naipit, rrëfehet e motra: Ja kush i tradhtoi
Nga Kozma Borova
Persefoni Kokedhima ne moshen 20 vjecare u ekzekutua me varje ne 12 korrik 1944, ne Gjirokaster, nga disa njerez te xhandarmerise shqiptare, Ballit dhe gjermaneve.
Mbas 5 dites u var edhe shoqja e saj Bule Naipi.
Te dyja u arrestuan dhe u torturuan disa dite para ekzekutimit.
Motra Persefonit, Maria Ndreu Kokedhima, sot rreth moshes 89 vjecare, ka bere kete koment ne postimin tim te para dy diteve.
Rrëfimi i Vitori Ndreu Kokëdhimës:
”Une qe po te shkruaj jam Maria Ndreu Kokedhima motra e Heroines Persefonit Kokedhima, dhe mamaja Vitoris.
Une kam qene 7 vjece dhe isha bashke me motren Persefonin kur erdhen ne Rrogac, Dhime Todhri dhe Idriz Jazo dhe moren Persefonin dhe e dorezuan te gjermanet.
Kur erdhi Persefoni ne shtepi, se e sollen shoket e vet partizane se ishte e plagosur dhe shume e semure, ne shtepi ishim une dhe nana vetem dhe na thane qe mos e mbani sonte ne shtepi Persefonin se neser ne mengjes vijne gjermanet ne Borsh.
Prandaj une me Persefonin u nisem naten per te vajtur ne Rogac dhe aty na erdhi Dhime Todhri dhe Idriz Jazo dhe une u gezova se nuk e dija qe ai ishte njeri i keq dhe spiun.
Ata te dy e moren Persefonin dhe une kapa Persefonin nga dora por Dhime Todhri me kapi me force dhe me hodhi ne ferra, pastaj me mori motra Persefoni per dore dhe ata na cuan te rrapi ne fshat.
Mamaja ju lut Dhimes qe ta merte Persefonin ne shtepi qe te lahej e te nderrohej dhe ai i la roje te dera. Pastaj e moren dhe e cuan ne Gjirokaster ku e torturuan pastaj e varen ne litar.
Gjermanet me perpara varen Persefonin me qellim qe te frikesohej Bulja dhe te tregonte per partizanet, por as Bulja dhe Persefoni nuk treguan dhe nuk tradhetuan shoket e tyre, prandaj ata e varen edhe Bulen.
Busti i Persefonit ne Qeparo ka kaq vite qe e kane hedhur poshte spiunat dhe ballistat e fshatit Qeparo qe akoma jetojne aty. E hodhen poshte se edhe ashtu ne bust sic ishte Persefoni, ato kishin frike nga hija e saj.
Kane kaluar kaq vite dhe akoma nuk i bejne nje bust te ri Persefonit qe ta vinin aty te rrapi ku ka qene me perpara. Me respekt motra e Heroines Persefoni Kokedhima, Maria Ndreu Kokedhima”.
