E jashtëzakonshme: Shikoni çfarë mrekullie ka qenë Përmeti një shekull më pare
Askush nuk e ka idenë sot se si ka qene Permeti i vetem nje shekulli me pare; ne fakt nje prej vendbanimeve me interesante te Shqiperise dhe urbanistikisht fare pak i njohur.
Ne imazh, konvertimi fotorealistik i vizatimit te nje skice te qytetit nga Jan Gordon (ne librin “Two Vagabonds in Albania” me autore Jan e Jora Gordon, 1927).
Imazhi ne liber titullohet: “Permeti – The stone roofs / Çatite e gurta”. Une Mendoj
“Një dëshmi e jashtëzakonshme që tregon se sa pak e njohim shtresëzimin tonë urbanistik. ‘Çatitë e gurta’ të Përmetit dhe kjo skicë e çiftit Gordon na kujtojnë se historia jonë fsheh ende thesare vizuale që presin të ridisifrohen.
Faleminderit për këtë dritare në të kaluarën”, shkruan Artan Shkreli.
Ky postim ngre një pikëpyetje të madhe: sa shumë kemi humbur nga kujtesa jonë urbane në vetëm një shekull?
Jan dhe Jora Gordon na kanë lënë një dhuratë të çmuar në vitin 1927, dhe ky rikrijim na bën të reflektojmë mbi rëndësinë e ruajtjes së asaj pak arkitekture që na ka mbetur. (Gjergj Qerimi)