29 Korrik, 2026

“Eja më shpëto” – Kë telefonoi gazetari Enrik Mehmeti dhe enigma e 18-vjeçarit të plagosur

 “Eja më shpëto” – Kë telefonoi gazetari Enrik Mehmeti dhe enigma e 18-vjeçarit të plagosur

Detaje të reja kanë dalë në dritë për tragjedinë në Zvërnec, ku humbi jetën gazetari Enrik Mehmeti.

Mikja e tij, gazetarja Afrovita Hysaj, ka rrëfyer se Enriku ishte ende i vetëdijshëm pas aksidentit dhe telefonata e parë që bëri ishte drejt të vëllait, Fabio.

Sipas Hysajt, Enriku i kërkoi të nxitonte drejt vendit ku ndodhej për ta shpëtuar. “I ka kërkuar të nxitonte dhe të shkonte për ta shpëtuar. Ka telefonuar vëllain dhe i ka kërkuar që të ndërhynte”, është shprehur ajo.

Gazetarja ka ngritur edhe disa pikëpyetje mbi rrethanat e asaj mbrëmjeje.

Sipas saj, Enriku nuk kishte njoftuar askënd se do të shkonte drejt Zvërnecit dhe, ndryshe nga zakonisht, atë natë ndodhej vetëm në shoqërinë e një 18-vjeçari.

Ky i fundit që mbeti i plagosur lehtë ka dhënë deklarime të paqarta para grupit hetimor, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *