29 Korrik, 2026

Greqia synon të ketë forcat ushatrake më moderne në Evropë

 Greqia synon të ketë forcat ushatrake më moderne në Evropë

Ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, deklaroi se objektivi i Athinës është që deri në fund të dekadës Greqia të disponojë “forcat më moderne në historinë e saj” dhe, sipas tij, “forcat më moderne në Evropë”.

Deklarata u bë gjatë vizitës së tij në Shkollën e Aviacionit “Ikaros”, me rastin e nënshkrimit të kontratës për ndërtimin e ambienteve të reja të Skuadronit të 5-të të akademisë.

“Ambicia jonë është që vendi të ketë forcat më moderne në historinë e tij, më të fuqishmet në historinë e tij dhe, guxoj ta them, forcat më moderne në Evropë deri në vitin 2030”, deklaroi Dendias.

Ministri theksoi se modernizimi i Forcave të Armatosura do të mbështetet në integrimin e teknologjive të reja dhe sistemeve pa pilot, duke e konsideruar këtë si një nga prioritetet kryesore të mbrojtjes kombëtare.

Në fjalën e tij, Dendias u ndal edhe te nevoja për forcimin e burimeve njerëzore të ushtrisë, duke theksuar se shteti duhet t’u ofrojë ushtarakëve kushte moderne jetese dhe infrastrukture.

Ai kujtoi se Ministria e Mbrojtjes po zbaton një program të gjerë strehimi për personelin ushtarak, i cili parashikon ndërtimin e 17 mijë banesave, si dhe krijimin e strukturave të mbështetjes sociale dhe çerdheve për familjet e ushtarakëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *