1 Gusht, 2026

Projekti i Samir Manes “Green Coast II” në përgjime: Duhet të paguaj ca lekë për ta hequr nga zona e gjelbër

 Projekti i Samir Manes “Green Coast II” në përgjime: Duhet të paguaj ca lekë për ta hequr nga zona e gjelbër

Një tjetër episod në dosjen hetimore të SPAK lidhet me projektin “Green Coast II”, ku sipas materialeve hetimore, persona nën hetim diskutonin jo vetëm për investimet në zonë, por edhe për mënyrën e sigurimit të lejes së ndërtimit.

Në dosje përfshihet një fotografi e dërguar nga Luçiano Koçeku (“Loku”) tek Alfredo Hamzai, ku identifikohet zona ku parashikohej zgjerimi i projektit.

Sipas SPAK, në komunikime Hamzai pyet nëse ishte marrë leja e ndërtimit, ndërsa “Loku” përgjigjet: “Duhet të paguaj ca lekë për ta hequr nga zona e gjelbër dhe e vendos për të ndërtuar.”

Ai shton se leja ishte siguruar dhe se aty do të ndërtoheshin disa vila. SPAK e konsideron këtë bisedë pjesë të elementëve që po verifikohen në kuadër të hetimit.

Sipas prokurorisë, komunikimet ngrenë dyshime se është diskutuar pagesa e ryshfetit për ndryshimin e statusit të tokës, por deri në këtë fazë nuk provohet se një pagesë e tillë është kryer.

Hetimet vijojnë për të verifikuar lidhjen e investimeve të diskutuara me të ardhura që dyshohet se burojnë nga aktivitet kriminal.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *