Çmenduria – Socialistët shkrijnë edhe Bashkinë e Memaliajt, edhe të Tepelenës: Shkoni në Gjirokastër tani…
Socialistët në Komisionin e Reformës Territoriale, kanë propozuar që të shkrihet si Bashkia e Memaliajt, ashtu edhe ajo e Tepelenës.
Tepelena dhe disa bashki të tjera të jugut penalizohen kryesisht nga tkurrja demografike, ndërsa për Libohovën dhe Memaliajn problem mbetet edhe aftësia për të ofruar shërbime të plota vendore.
Edhe Delvina konsiderohet e rrezikuar për shkak të afërsisë me Sarandën.
Por shqetësues është fakti, që kërkohet mbyllja si e Bashkisë së Tepelenës, ashtu edhe ajo e Memaliajt.
Sipas propozuesve socialistë, qytetarët e Tepelenës dhe Memaliajt, do të përfshihen në Bashkinë e Gjirokastrës.