15 Korrik, 2026

Histori nga çmendina jonë, ku vera sapo ka nisur

 Histori nga çmendina jonë, ku vera sapo ka nisur

Nga Enida N. Bozheku

Tak – fak!

Braçja qe te shan nga fjalori i shtepise, nderkohë bën si i përvuajtur për Tiranën, eshte aq i frikshem dhe “cute” sa nje Chiuaua i inatosur!

Gjiknuri perplaset me Ulsin per projekt ligjin e tokave bujqesore, ne ndodhte “hataja” edhe nje armik i shtohet rradheve te partise ne versionin “slow motion”.

Agron Shehaj, për vilën në Itali, i qajnë “hallin” në Shqipëri. Me që kanë dyshime për evazion fiskal a pastrim parash, Tao Tao, le t’ja bëj një kallëzim pranë Guardia di Finanza në Itali. Kompetenca për hetimin e kësaj pasurie e ka Italia, o gjeni deputet, jo Parlament-hani albanistanas.

Sara Mile me “aftesite oratorike” ngjan me shume me gardianet e kampeve te L2B, ku niveli ishte testosteroni high dhe arroganca marramendese. Nurembergu bis i tregoi vendin.

Zequa, mesatarja 9.98 krenaria e analfabetizmit te Fakultetit te Drejtesise ne U.T., tek shqetesohet për gjuhën e urrejtjes dhe shkruan përmes Chaty, na kujton që deputet bëhesh edhe po nuk dite të lexosh.

Mreti, në vazhdimin e vizionit të tij, tek fajesoi popullin se e detyroi t’i paguante Kanye-t 4.2 milion euro nga fondi emergjencave, nuk ka para për të blerë aparatura shërbimi në QSUT.

Kjo e fundit, si lypsare, kërkon donacione nga taksapagesit, për t’u diagnostikuar përmes blerjes së aparaturave që Shteti ka për detyrë të sigurojë.

Histori nga çmëndina jonë, ku vera sapo ka nisur valët e saj dalldisëse ..

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *