14 Korrik, 2026

Ndihmësat

 Ndihmësat

Nga Flutura Açka

Çirakët, manivelët, bulonat, rrypat e transmisionit, pjesë e këmbimit, të paktēn siç mëton ky njoftim për mbledhjen nesër të Këshillit Kombëtar të PD-së.

Pra, jo lidership më integritet dhe autoritet të lartë që t’i çojë demokratët në pushtet.

Keqardhje é madhe, pasi demokratët humbën një shans të madh të reformimit të forcës së tyre politike. Kozmetika e Lekut nuk është reformim.

Pra, na duhen vetëm hije që të heshtin kur të shkelet statuti. Zombie, që të votojnë Kodin Zgjedhor për pushtet të ri për Edi Ramēn dhe pushtet në Opozitë të përjetshme për Berishën.

Ishin po ato fije bari që shkatërruan demokracinë shqiptare më 27 korrik 2024 me Kodin Antikombëtar dhe Antikushtetues Zgjedhor dhe fyen dhe denigruan, kufizuan dhe vodhën partitë é reja më 11 maj 2025, duke fortifikuar Sistemin.

Janë po ato maska që bënë ujdi me Edi Ramën për Grupin Parlamentar Antiligjor, me kunatën e “shoqes me balluke” për vulën në këmbim të heshtjes, dhe që sulmonin dhe ndëshkonin çdo zë reformator, me hallin e vetēm që të ishin në Parlament edhe në shtator 2025.

Çështja është se vazhdojnë akoma: kabareja e Avokatit të Popullit, odiseja e Komisionit të Reformēs Zgjedhore dhe Territoriale, djallëzia me uljen e autoritetit të SPAK duke e mbyllur në qelinë e Komisionit Xhafaj, bojkoti në ditët kür e gjithë Shqipëria ëdhtë në këmbë!

Madje, gojët e liga thonë se edhe bashkitë që do na falë Edi Rama, janë vendosur. Madje madje ka nga ata torollakë që e thonë lart e poshtë qysh tani që janë kryetarë bashkie, se ashtu është një muhabet!

Në Parlament janë po ato çirakë, por demokracia ku ështē? Me njerëz autoritarë, lidershipi demokrat sot do të kishte të gjithë moralin ta kthente këtë Protestë në një lëvizje të madhe që do t’i jepte fund neodiktaturës së rrezikshme ku jemi.

Nëse nuk ndryshojmë, nuk kemi se çfarë kërkojmë!

Dhe kjo duhet të ndodhë sot, dhe fjalët e mia iu drejtohen patriotëve dhe mendjeve të qarta në PD, edhe pse druaj se është një thirrje në vakum, arsye pse është një nga thirrjet e mia të fundit për PD.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "Sẽ dyti, ju njoftoj që ditën e mërkurë, më datë 15 Korrik, ora 18:00, do zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar Partisë Demokratike, me rend dite: 1-Zgjedhja e ekipit Ae do ndihmojë Kryetarin ne drejtimin e Partisë; konkretisht: a-)Sekretarit Përgjithshëm; b-)Nënkryetarëve PD- PD-së; sẽ; c-)Sekretariatit e PD-së; PD- d-)Komisionit të Apelimit PD-së sẽ. 2-Te tjera."

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *