EMRI: E rëndë në Sarandë, 44-vjeçari bie nga tarraca dhe humbet këmbët. Dërgohet me helikopter në Tiranë
Sarandë, paraqitet në urgjencën e spitalit, i plagosur rëndë, 44-vjeçari Besnik Lika, banues në Sarandë.
Sipas burimeve dyshohet se ka rënë nga soleta teksa ka qenë duke riparuar çatinë e një objekti.
44-vjeçari ka pësuar frakturë me pasojë paralizë të këmbëve dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 4 të Sarandës. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.
Pas ndihmës së parë në urgjencën e Sarandës 44 vjeçari për shkak të gjendjes së rëndë do të niset me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë, bëjnë me dije burimet nga urgjenca e Sarandës.