Kthesa e Viroit është kthyer në kthesën e vdekjes
Qindra aksidente , dhjetra të lënduar dhe humbje jete , ku aksidenti i fundit ishte ditën e djeshme me lëndimin e rëndë të një motoçiklisti.
Kur do reagojë ARRSH?
Kërkohet ndërhyrje e menjëhershëm për zgjerimin e kthesës dhe gërryerjen e kodrës për të sjellë shikueshmëri rruge.
Populli duhet të ngrihet për sigurinë e jetës.
Në qarkun Gjirokastër gjatë viti 2025, sipas INSTAT, ka pasur 116 persona të vrarë apo plagosur nga aksidentet.
Në bazë të statistikave , krahasuar me numrin e popullsisë, aksidentet dhe fatalitetet në Qarkun Gjirokastër janë 3-4 herë më të larta se në Bashkimin Europian!