14 Korrik, 2026

Tjetër aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë

 Tjetër aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë

Një tjetër aksident rrugor është regjistruar në aksin Gjirokastër-Tepelenë.

Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar dëme materiale dhe disa persona të plagosur.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ambulanca, shërbimi zjarrfikës dhe forcat e policisë, të cilat kanë ndërhyrë për t’u dhënë ndihmën e nevojshme personave të përfshirë në aksident dhe për të siguruar zonën.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të përplasjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *