14 Korrik, 2026

VIDEO: Bashkia i rregullon shtëpinë e rrënuar ish-futbollistit të njohur të Memaliajt

 VIDEO: Bashkia i rregullon shtëpinë e rrënuar ish-futbollistit të njohur të Memaliajt

Bashkia e Memaliajt i ka rregulluar shtëpinë e rrënuar ish-futbollistit të njohur të Minatorit, Edmont Nano.

Kjo bëhet me dije nga kryebashkiaku Albert Malaj.

Postimi i kryebashkiakut Albert Malaj

“Prej disa javësh kemi punuar për restaurimin e banesës së ish-futbollistit memaliot të ekipit të “Minatorit”, gjatë viteve 1989-1995, Edmont Nano.

Prej vitesh ai jetonte në banesën e tij në kushte tejet të vështira, jashtë çdo standardi normal jetese.

Si institucion vendor kemi tentuar ta përfshijmë në programin e strehimit social në kuadër të projektit “Përmirësimi i kushteve të banimit për komunitetet e varfra dhe të pafavorizuara”, por për shkak të mungesës së dokumentacionit të nevojshëm ai nuk mundi të kualifikohej.

Duke parë gjendjen e rëndë në të cilën jetont iu drejtuam për ndihmë operatorit Drimom Dedej, i cili kishte fituar të drejtën për riparimin e banesave në Bashkinë Memaliaj.

Ai iu përgjigj menjëherë kërkesës sonë, duke marrë përsipër riparimin e çatisë. Ndërkohë bashkia planifikoi dhe siguroi materialet elektrike e hidraulike, dyer, dritare, si edhe mobilie të përdorura të dhuruara. Me angazhimin e punonjësve të Agjencisë së Shërbimeve Publike arritëm ta rindërtonim shtëpinë, duke i krijuar Mondit mundësinë të jetojë në kushte normale dhe dinjitoze.

Falënderojmë operatorin Drimom Dedej, si edhe të gjithë punonjësit e Bashkisë dhe të Agjencisë së Shërbimeve Publike, të cilët kontribuan me përkushtim në këtë punë.

Ky është një gjest i vogël mirënjohjeje për Mondin, për emocionet dhe krenarinë që i ka dhuruar qytetit tonë gjatë viteve të tij si futbollist.

Kur bashkojmë forcat, energjitë dhe vullnetin, arrijmë të bëjmë punë të mira për njerëzit dhe komunitetin tonë!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *