14 Korrik, 2026

Aksidenti i rëndë në rrugën Levan–Tepelenë, dy të plagosur

 Aksidenti i rëndë në rrugën Levan–Tepelenë, dy të plagosur

Një aksident automobilistik është regjistruar pak minuta më parë në rrugën Levan–Tepelenë, në afërsi të fshatit Poçem.

Sipas informacioneve paraprake, dy automjete tip “Ford” janë përplasur me njëri-tjetrin, duke lënë të plagosur dy persona.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë siguruar zonën dhe kanë menaxhuar qarkullimin rrugor, ndërsa një autoambulancë ka transportuar të lënduarit drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *