14 Korrik, 2026

Karagjozi i Ramës premton fluturime Vlorë-Strasburg, por Aeroportin e kanë marrë peng

 Karagjozi i Ramës premton fluturime Vlorë-Strasburg, por Aeroportin e kanë marrë peng

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS dhe bashkëkryetari i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE–Shqipëri, Taulant Balla, deklaroi nga Parlamenti Europian se lufta që bëhet kundër investimeve në Vlorë lidhet vetëm me çështje konkurrence.

Balla u shpreh ndër të tjera se shpreson që vitin e ardhshëm të fluturojmë nga Vlora drejt Strasburgut. Ai u ndal edhe te protestat që po zhvillohen në Shqipëri në lidhje me projektin e Zvërnecit, duke u shprehur se qëllimi është thithja e investime duke garantuar mbrojtjen mjedisore.

Ne na nevojitet një aeroport në Jug, dhe lufta s’ka të bëjë fare me çështjet mjedisore, por vetëm me konkurrencën. Çdo gjë lidhet me konkurrencën. Shpresoj që vitin që vjen të fluturojmë nga Vlora në Strasburg.

Do propozoj që takimi të bëhet në Vlorë dhe të realizoni një mision fakt-mbledhës bashkë, jo për të bërë politikë dhe për të ndarë lajme në mediat sociale”, u shpreh Balla.

Por ai harroi t’u tregojë eurodeputetëve, se si e kanë marrë peng Aeroportin e Vlorës.

Se si në prapaskenë, Qeveria kërkon t’ia marrë Begjet Pacollit, Aeroportin për të cilin ai ka investuar qindra milionë euro.

Dhe si e kanë futur në ngërç, duke rrezikuar që kjo çështje të shkojë në Arbitrazh.

Mirë bënë që mburret me Aeroportin e Vlorës, por duhet t’u thotë të vërtetën eurodeputetëve!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *