Koncert në vitin 2026
Si në filmin “Koncert në vitin 1936”, vetëm se kësaj here në vend të vajzave atdhetare nga perëndimi na këndon Kanye West qe vetëm mbiemrin e ka si perëndimi.
Zoti Fotaq në Kryeministri kujdeset për programin e artistit me nam, duke i futur edhe nja 4 miliard lekë në thes për nder të figurës së tij të rënduar ndërkombëtarisht nga flirtimi me nazizmin dhe gjuha e urrejtjes, ndërsa qytetarët do kenë mbushur 40 ditë që kërkojnë vlera europiane në bulevard.
Zoti Xhevo i Bashkisë është te burgu i Durrësit dhe nuk e ndjek dot, kurse Toger Shazivari me siguri do ruajë xhamat e makinës së Kanye West nga vandalët.
Më 11 korrik zgjidh nëse është më bukur të bëhesh pjesë e dekorit të këtij koncerti ku tashmë pushteti ka hedhur edhe paratë e rezervës, apo të jesh në bulevard për dinjitetin e të gjithëve. (Dorian Matilja)
