14 Korrik, 2026

“Ilaçi i Djallit” – Poezia që duhej të postonte Rama

 “Ilaçi i Djallit” – Poezia që duhej të postonte Rama

Nga Irena Beqiraj

Teksa lexoja poezinë e Dritëroit që Rama u drejtonte kundërshtarëve të tij, më erdhën ndërmend  vargjet e Gëtes, Ilaçi i Djallit;

Mes shkrimesh edhe pikturash me pluhur në sy,

Ti jetoje  në mes të njëmijë dyshimesh,

Por erdhi djalli me kostum të ri,

Dhe të tha: “Pse lodhesh? Të shes unë lavdi!”

Nënshkrove me gjak, pa pyetur për çmim,

Se mendja të  lypte një tjetër shkëlqim,

Nga librat e arti tek froni i florinjtë,

Nëpër intriga ndërtove lavdinë mbi frikë.

Me shkop magjik dhe me djallin në krah,

Premtove qytetërim e përparim përherë,

Por hodhe në erë çdo vlerë e moral,

Dhe shpirtin e shite si vjetërsirë në pazar .

Kështu shkon historia, në kohë e në vend,

Mbretëron me djallin ai që s’ka mend,

Kërkon të kapë qiellin pa nder e pa mund

Por përfundon sërisht tek i njëjti fund!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *