14 Korrik, 2026

Donald Trump: Netanyahu e di kush është shefi

 Donald Trump: Netanyahu e di kush është shefi

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar për Axios se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i ka kërkuar një takim në Shtëpinë e Bardhë, i cili mund të zhvillohet që javën e ardhshme, pas kthimit të Trump nga samiti i NATO-s.

“Ne shkojmë shumë mirë. Netanyahu e di kush është shefi”, u shpreh Trump gjatë një interviste telefonike, duke iu referuar vetes.

Sipas Trump, vizita mund të realizohet menjëherë pas kthimit të tij nga Turqia, ku do të mbahet Samiti i NATO-s më 7-8 korrik. Megjithatë, një zyrtar izraelit tha se java e ardhshme mund të jetë e hershme për një takim dhe se ai mund të shtyhet për më vonë.

Sipas të njëjtave burime, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e ka telefonuar Trumpin për ta uruar për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-ve, ndërsa të dy kanë rënë dakord për një takim në të ardhmen e afërt.

Marrëdhënie të ndërlikuara politike

Raportet mes dy liderëve janë përshkruar si të forta, por me tensione të shtuar muajt e fundit. Sipas Axios, disa këshilltarë të afërt të Trump kanë shprehur skepticizëm ndaj Netanyahut dhe vendimeve të tij politike në rajon.

Një zyrtar amerikan citohet të ketë thënë se “shumë nga këshilltarët e Trump mendojnë se Bibi e kishte gabim në shumë çështje”.

Po ashtu, Trump raportohet se ka kritikuar Netanyahun në një telefonatë të mëparshme lidhur me përshkallëzimin e situatës në Liban, duke e quajtur “të çmendur”, sipas burimeve të cituara nga Axios.

Në raport theksohet se prioritetet gjeopolitike të SHBA-ve dhe Izraelit janë larguar pjesërisht nga njëra-tjetra, sidomos për shkak të luftës në rajon dhe negociatave mbi Iranin.

Sipas artikullit, një takim në Shtëpinë e Bardhë do të kishte rëndësi të veçantë politike për Netanyahun, në një moment kur ai po përballet me sfida të brendshme dhe zgjedhje të ardhshme në Izrael.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *