Misteri: Shefi i Shërbimit Sekret gjerman dhe ai turk, në Tiranë në kulmin e protestave
Sipas mediave, ditët e fundit kanë vizituar Shqipërinë, por pa u takuar me ndonjë autoritet shqiptar, Martin Jager, shefi i BND (shërbimi sekret gjerman) dhe Ibrahim Kalin, shef i MIT (shërbimi sekret turk).
Këta lëvizin jashtë territorit të tyre vetëm për gjëra madhore.
Për momentin nuk ka asnjë informacion, por vizita e tyre në kulmin e protestave ngre shumë dyshime.