14 Korrik, 2026

Qesharak edhe në shije!

 Qesharak edhe në shije!

Nga Irena Beqiraj

E pra, kryeministri po na thotë që ndërtuesit shqiptarë kanë bredhur zyrave të arkitekturës së botës ” si çifutët nëpër shkretëtirë ” duke porositur e paguar sa “frëngu pulën” projekte të cilat shtrihen në zona të mbrojtura apo baza ushtarake , edhe pse me ligj në ato zona nuk lejohej ndërtimi.

Ndërkohë që  logjika ekonomike e çdo projekti ndërtimor, pavarësisht kush është ndërtuesi fillon me  studimin e fizibilitetit të tokës i cili përcakton nëse një projekti është praktik, fitimprurës dhe i zbatueshëm në një parcelë specifike.

Madje hapi i parë i çdo plani investimi privat apo publik sipas ligjeve të vendit që kryeministri drejton fillon me fizibilitetin ligjor dhe rregullator, ku verifikohen të drejtat e pronësisë, ligjet e zonimit, kodet e ndërtimit dhe rregulloret mjedisore.

Ndërsa braktisi të gjitha planet rregulluese edhe përqëndroi në duart të KKT që drejton po ai gjithë vendimmarrjen për lejet e ndërtimit , ndërsa ndryshon ligjet sipas interesit të ndërtuesve që kanë paguar arkitektët nobelistë, ai e shëndroi  territorin shqiptar në një playground  pa respektuar traditën , mjedisin, nevojat e komunitetit, pa transparencë aq më pak llogaridhënie.  Ndaj sa herë  hap gojën duket qesharak .

Që do të përfundonte kështu ishte e pashmangëshme , por ajo që më çudit edhe më shumë janë syzet që tregojnë se është bërë qesharak edhe në shije!

Pushteti dëmtokërka rëndë edhe shijen!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *