14 Korrik, 2026

Rama thotë se një ekip po dëgjon shqetësimet e qytetarëve, ndërkohë prej javësh u bën biografinë

 Rama thotë se një ekip po dëgjon shqetësimet e qytetarëve, ndërkohë prej javësh u bën biografinë

Kryeministri Rama tha sot se një ekip po dëgjon shqetësimet e qytetarëve në protestën para Bulevardit. Gjatë podcastit të tij “Flasim” ai nuk ngurroi të sulmonte edhe ata që i quan dështakë e “kore e zezë”.

“Unë jam shumë i vëmendshëm dhe një ekip i tërë po dëgjon me shumë vëmendje gjithçka që duhet dëgjuar nga protesta e bulevardit, e cila ka dy shtresa: “ujin e rrjedhshëm” të të gjithë atyre që dolën sinqerisht dhe që janë sinqerisht të shqetësuar apo që kanë halle reale dhe “koren e zezë” të gjithë dështakë-zemërakëve të ardhur nga të gjitha rrugët e jetës, që kanë krijuar një situatë konvulsive ku janë shfaqur edhe elementët e pashmangshëm të dhunës në këto raste, pasi kur shkon pas Berihait, në fund të del përpara muri”, tha Rama.

Ndërkohë që Rama thotë se ekipi i tij po dëgjon shqetësimet e qytetarëve që protestojnë ai vetë dhe gjithë ministrat e deputetët që ripostojnë postimet e tij, janë marrë që prej ditëe të para të protestës me biografinë e protestuesve.

Në postime të njëpasnjëshme, kryeministri pikaste mes folësve apo protestuesve, qytetarë të ndryshëm që jetojnë brenda apo jashtë vendit duke i etiketuar si të ngacmues seksualë, të dënuar në Evropë për trafik droge apo si agjentë të Iranit.

Screenshot

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *