Strategu izraelit mesazh Ramës: Studioje fundin e Yanukovich-it në Ukrainë
Strategu dhe konsulenti izraelit David Zaikin ka komentuar përplasjet para parlamentit në Tiranë dhe dhunën e policisë ndaj protestuesve.
Ai e lidh atë me përplasjet në Ukrainë në vitin 2014 teksa kujton se asokohe dhuna ndaj protestuesve jo vetëm që nuk ia ktheu kontrollin ish-presidnetit Yanukovich por shënoi edhe fundin e tij.
“Më kujtohet Sheshi Maidan në vitin 2014 në Ukrainë. Përdorimi i forcës kundër protestuesve nuk ia riktheu kontrollin Yanukovych-it.
Ajo shënoi fillimin e fundit të tij. Udhëheqja e Tiranës duhet ta studiojë me kujdes këtë ngjarje” – shkruan Zaikin.
Pak ditë më parë, Zaikin komentoi situatën politike dhe ekonomike në Shqipëri, duke deklaruar se vendi ka nevojë për një lidership të ri dhe një qeveri teknike.