14 Korrik, 2026

Drejtori socialist në Përmet: Në protestë ka mbetur llumi dhe mercenarët, Policia të mos bëjë sehir por të veprojë

 Drejtori socialist në Përmet: Në protestë ka mbetur llumi dhe mercenarët, Policia të mos bëjë sehir por të veprojë

Drejtori socialist i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Përmet, Florian Dauti, është indinjuar nga pamjet e protestës para Parlamentit.

Ai thotë se në protestë ka mbetur vetëm llumi dhe mercenarët, ndërsa kërkon nga policia të veprojë.

“Sa më e vogël turma e njerëzve aq me e dhunshme do të bëhet për t’ju imponuar mendimin dhe kundërshtinë e tyre shumicës së shqiptarëve.

Pas dhunës në rrjetet sociale në çdo profil që nuk mendonte si ata, tani po shikojmë këto pamje.

Këtu nuk janë më qytetarët e ditëve të para të asaj proteste qytetare, por tani kanë mbetur llumi dhe mercenarët që duan patjetër të destabilizojnë vendin, ta përshkallëzojnë protestën për t’ju shitur ndërkombëtarëve dy pamje nga Tirana.

Atë të protestës paqësore që nuk egziston më dhe atë të këtyre pamjeve ordinere.

Policia e Shtetit nuk duhet të tolerojë asnjë rast të tillë dhe duhet të veproje me maturi, proporcionaltitet dhe mbi të gjitha me gjithë forcën e ligjit mbi çdo individ që tejkalon të drejtën e protestës”, shkruan Dauti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *