Gjergj Luca sulmon protestuesit: Turp të keni o njerëz të paditur, ju jeni armiq të Shqipërisë
Gjergj Luca ka sulmuar protestuesit, ndërsa përmend figura të tilla si Gjergj Fishta, vëllezërti Frashëri, Asdreni etj.
Ai thotë se ata kanë dashur Shqipërinë në Europë, por janë penguar nga armiqtë e Shqipërisë, njësoj siç po bëjnë sipas tij, protestuesit e sotëm.
Reagimi i Gjergj Lucës:
Përshëndetje miq, po i japim formë këtij monumenti të shpirtit tim. Unë diçka kam me ju tani dhe nuk dua të ma keqkuptoni. A i njihni ata burra atje që janë në flamurin shqiptar?
A i njihni të gjithë ata njerëz, martirë që kanë sakrifikuar jetën e tyre burgjeve, që janë vrarë nga komunizmi.
Që kanë qenë idealistë, që kanë shkrirë pasurinë e tyre, shpirtin e tyre, dijet e tyre për këtë vend. E unë këtë monument e kam të shpirtit tim.
Po ju bëj një pyetje: A i njihni ata njerëz? A e dini që ata njerëz janë larguar me dëshpërim sepse hordhitë e njerëzve të përpunuar për t’i bërë keq këtij vendi, maskarenjtë që nuk na duan.
Kanë çuar peshë njerëz të paditur për t’i bërë dëm Shqipërisë sonë.
Tani jemi në të njëjtin moment ku kanë qenë këta burra, që kanë dashur ta fusin Shqipërinë shumë herë më përpara se ne në Europë, por i kanë ndaluar njerëz si ju, i kanë zënë rrugën dhe nuk i kanë lejuar ata njerëz idealistë që ta çojnë kombin tonë në Europë.
O njerëz mendohuni se çfarë po bëni. Mendohuni për veten, mendoni për fëmijët, mendoni për këtë komb. Turp për ju!