Parashikimi i Andi Bushatit: Regjimi do rrëzohet me përmbysje! Kur të bie Rama, do marrë me vete në varr edhe PD, por edhe ne analistët
Analisti Andi Bushati para pak kohësh në një emision televiziv bëri një parashikim që sot po rezulton më aktual se kurrë.
Në muajin dhjetor 2025 ai do shprehej në MCN, se nëse bie regjimi i Ramës, kjo do ndodhë me përmbysje.
Sipas tij, Rama me këmbën në varr, do tërheqë me vete edhe PD-në brenda.
“Këtu regjimi po u rrëzua, do rrëzohet me përmbysje.
Kur të ndodhi përmbysja nuk do marri vetëm Ramën përpara, do marri dhe Partinë Demokratike dhe ndoshta të gjithë ne këtu.
Pra të reformosh një instrument, kur të bie Rama bashkë me këmbën në varr do tërheqë dhe PD në varr.
Kur të ndodhi, nuk e di kur do ndodhi. Dhe bashkë me PD, dhe mua dhe ty. Po fus dhe veten”, tha ai.