Kur Ramës i nxirrnin fotot lakuriq apo akuzat për dhunë ndaj grave (dhe një paralele e sotme)
Edi Rama ka nisur gjuetinë ndaj protestuesve me “cen”.
Ai nxjerr përditë biografinë e ndonjë protestuesi që ka pasur probleme me ligjin, për të treguar se kush del në shesh kundër tij.
Këtë “gjueti shtrigash”, Rama në fakt e ka vuajtur për vite me radhë në kurriz të tij.
Herë e kanë sulmuar me “kartelën” shëndetësore, herë me “akuzat” për të shoqen, se ka pasur marrëdhënie me babain e tij, dhe madje se edhe djali Gregori, ka lindur si pasojë e kësaj marrëdhënie, e herë tjetër se rrihte dhe dhunonte gratë e tij.
Tani, Rama po bën vetë të njëjtën gjë, ndaj kundërshtarëve të tij.
Iu nxjerr të kaluarën, për të treguar se ata nuk janë të denjë të protestojnë.
A thua se po ke pasur ndonjë problem me ligjin apo ndonje cen në jetën private, nuk ke të drejtë të protestosh! (Thuaje.al)