Edi Rama: Kronika e premtimeve të thyera
Premtoi shëndetësi falas; sot spitalet vuajnë për specialistë, barna, pajisje dhe analiza bazë.
Premtoi rilindje të arsimit; sot Shqipëria renditet në fund të botës sipas testit PISA.
Premtoi ushqime pa TVSH; sot shqiptarët i blejnë produktet e shportës më shtrenjtë se në mbarë Ballkanin dhe Evropën.
Premtoi ujë dhe drita 24 orë; sot shumica e qyteteve dhe fshatrave kanë më pak se dy orë ujë në ditë.
Premtoi naftë pa akcizë; sot qytetarët tanë paguajnë karburantin më të shtrenjtë në rajon.
Premtoi drejtësi të re; sot një çështje gjyqësore zvarritet deri në 20 vite për një vendim.
Premtoi mbrojtje të territorit; sot pasuritë publike po ndahen si plaçkë për klientët e tij.
Premtoi mirëqenie dhe mbështetje; sot Shqipëria po zbrazet dhe popullsia po shkon drejt përgjysmimit.
Kur bilanci është ky, çfarë emri tjetër mund t’i vendosësh këtij kryeministri, përveçse anti-shqiptar? (Ilir Allkja)