14 Korrik, 2026

Arben Ahmetaj, intervistë nga kazinoja për Çim Pekën

 Arben Ahmetaj, intervistë nga kazinoja për Çim Pekën

Nga Bledi Mane

Intervistë nga kazinoja ka dhënë ish zëvendëskryeminsitri Arben Ahmetaj për gazetarin e familjes Berisha.

Pra Ben tigri do sulmojë korrupsionin në Shqipëri nga kazinoja e famshme zviceriane St.Moritz ku lejohen të hynë vetëm milionerë.

Te kjo kazino ekskluzive pasi kanë harxhuar një dorë të mirë frangash të dy janë ulur e kanë qarë hallet edhe për varfërinë e shqiptarëve…

Që Çim Peka është kokloqe, fukara mendor dhe kërkon të ekspozohet e dimë të gjithë por po më zhgënjen Ben Ahmetajn të cilit azili dhe ekzili ia kanë rrudhur shqisat.

A nuk gjente dot një ambient më modest e më komod për intervistën e rradhës sepse do dukej edhe më i besueshëm…

Ja ku e keni një arsye më shumë për të protestuar e për të ikur më këmbë deri në Rinas!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *