14 Korrik, 2026

I pamëshirshëm deri në fund: Rama thërret me urgjencë djalin e Hashim Thaçit

 I pamëshirshëm deri në fund: Rama thërret me urgjencë djalin e Hashim Thaçit

Edhe pse Hashim Thaçi ndodhet prej vitesh në burg dhe ka hallet e tij, Edi Rama është duke e përdorur pa mëshirë atë, për t’u treguar shqiptarëve se ai ka mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së, jo si “tradhtari” Dritan Goxhaj, që na ka gënjyer se ka luftuar për UÇK.

Këtë të mërkurë, Rama ka thirrur me urgjencë në Tiranë djalin e Thaçit, Endritin.

Dhe ky i fundit, ngjasme ndodhej rastësisht në Tiranë, ka postuar një foto me Ramën, ndërsa shkruan:

“Një takim i veçantë me Kryeministrin e Shqiptarëve, Edi Ramën, i cili është ndër më të zëshmit në mbrojtje të luftës së UÇK-së dhe të vërtetës sonë në Hagë.

Kryeministër, faleminderit që qëndruar në anën e së vërtetës kur shumë të tjerë zgjodhën heshtjen”, shkruan Thaçi.

Gjatë ndalesës së tij në Tiranë, Thaçi u takua edhe me kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

“Një kafe sot në Tiranë me Endrit Hashim Thaçin, shpresoj shumë sot një muaj ta kemi edhe Presidentin Thaçi mes nesh”, shkroi Balla në rrjete sociale.

Tani është e kuptueshme që Rama ndodhet në hall.

Por nuk mund t’i bëjë shqiptarët për budallenj dhe të na e shesë miqësinë personale me Thaçin, si patriotizëm.

Se po të jetë për patriotizëm, nuk bënte aleat të ngushtë për vite me radhë Aleksandër Vuçiç, duke injoruar totalisht Kosovën dhe Albin Kurtin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *