14 Korrik, 2026

Largohet nga detyra drejtori i Portit të Sarandës, Edi Rama e zëvendëson me “tradhtarin” e PS

 Largohet nga detyra drejtori i Portit të Sarandës, Edi Rama e zëvendëson me “tradhtarin” e PS

Admir Malaj është larguar nga detyra e drejtorit të Portit të Sarandës, ndërsa në vend të tij është emëruar Gjergji Mërkuri.

Ndryshimi vjen pas një periudhe në të cilën Malaj drejtoi institucionin portual, detyrë që mori në verën e vitit 2025 pas transferimit nga Porti i Vlorës.

Nuk dihet se cila është arsyeja e shkarkimit të Admir Malaj nga detyra, pasi është emëruar vetëm një vit më parë, sapo përfunduan zgjedhjet e 11 Majit. Ai ishte kryetar i PS në Vlorë dhe me një vendim të drejtpërdrejtë të Edi Ramës u vendos të largohej.

Përsa i përket Gjergj Mërkurit, ai është një figurë e njohur në radhët e Partisë Socialiste në Sarandë, sidomos në periudhën kur kjo forcë politike ishte në opozitë.

Në zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023, ai vendosi të kandidonte si i pavarur për postin e kryetarit të bashkisë, duke sfiduar si të majtën ashtu edhe të djathtën tradicionale në qytet, për shkak të pakënaqësive brenda partisë.

Në fjalimin e fushatës që mbajti atë vit në qytetin bregdetar, Edi Rama e ftoi publikisht politikanin rebel të së majtës që të mbyllte fushatën dhe të rikthehej te partia, duke njohur kontributin e tij dhe pakënaqësitë në degën e PS në Sarandë.

“Gjergj Mërkuri është një djalë idealist, një djalë i ndershëm, i drejtë. Gjergj Mërkurit, njerëz të Partisë Socialiste këtu i kanë rënë në qafë dhe kanë bërë gabimin shumë të madh”, tha atëkohë Edi Rama, duke mbajtur hapur derën për Gjergjin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *