14 Korrik, 2026

Kaq budallenj qenkan këta iranianët, sa zgjodhën zëdhënës të protestave, zëdhënësin e tyre?

 Kaq budallenj qenkan këta iranianët, sa zgjodhën zëdhënës të protestave, zëdhënësin e tyre?

Dritan Goxhaj, prej ditës së djeshme, kur artikuloi 5 kërkesat e protestuesve për kryeministrin Edi Rama, është vënë nën një sulm të ashpër, duke nisur nga Rama e me radhë, ministra e deputetë socialistë.

“Në protestë nuk ishte rastësore vetëshpallja e tij, zëdhënësit të Iranit, zëdhënës i protestës. Mos i bëni njerëzit kaq budallenj”, thotë Taulant Balla, ndërsa ka nxjerrë një deklaratë të Goxhajt, për efektivitetin e Hezbollahut në luftën kundër Izraelit.

Kushdo që të dilte të lexonte ato 5 kërkesat, do të kishte të njëjtin fati si Dritan Goxhaj në fakt, pasi do të vihej në qendër të sulmeve.

Por meqë Taulant Balla bën thirrje që të mos bëhen njerëzit për budallenj, vërtet duan t’i bëjnë këta njerëzit budallenj, duke e shpallur Goxhajn zëdhënës të Iranit?

Po kaq budallenj  qenkan këta iranianët që qendrojnë pas protestave në Tiranë, sat ë caktonin si zëdhënës të protestës, zëdhënësin e tyre?

Kush është budallai këtu, Taulant?

Se e nisën në fillim me grekët, pastaj me serbët, pastaj me Albin Kurtin, Veliajn, Sorosin, dhe në fund me Iranin.

Ditë pas dite iu ndërojnë radhën dhe tani kanë gjetur një deklaratë të Goxhajt, për ta shpallur agjent të Iranit.

Vetëm se kanë harruar një gjë: Agjentët nuk dalin kaq hapur!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *