14 Korrik, 2026

Edi Rama, e keqja më djallēzore që na dhuroi diktatura

 Edi Rama, e keqja më djallēzore që na dhuroi diktatura

Nga Flutura Açka

Mund të jetë edhe kështu si thoni ju, z. Kryeministër, por kemi disa pyetje të thjeshta publike:

-Kush e solli në piacë të vëmendjes shqiptare Kushnerin, ndërkohë që ishte shumë i zënë me hallet e Gazës dhe të Ukrainës?

-Kush hipi te jahti i multimiliaderit dhe i tha se kishte një ishull për të shitur, mes “dhjetëra” ishujve që ka Shqipëria?

– Kush i shkeli ligjet shqiptare dhe ato amerikane për të lobuar me bë një foto me presidentin Trump?

– Kush i la tokat e Zvërnecit të binin në duart e grupeve kriminale, në ankand shitblerjesh me paratë e drogës?

– Kush i ka kaq alergji shqiptarët e thjeshtë që shkojnë me bukë me vete në plazh dhe e duan ta kenë përjetë park Sazanin? Kush i la të varfër?

– Kush i ktheu në varrëzë betoni Rivierën shqiptare dhe qytetet në fjetore dhe katundet në qyteza betoni të zbrazura e të zbara?

– Kush nuk la shqiptarëve as 1 m2 plazh publik dhe é shqeu bregdetin për shokët e korruptuar, kriminelët dhe mafian e ndërtimit?

– Kush ju shtyn që të tjetërsoheni, të ndijeni sikur ju kruan lëkura, ngaqë duhet të hiqeni si progresist i majtë, dhe në fakt keni sjellje shtetërore të një fashisti puro të ekstremit të djathtë?

-Pse ju ka braktisur ditët e fundit z.Berisha në aksionin e ankandit të Sazanit – ai vetë kishte dasht me ia dhanë Berluskonit – apo ashtu është loja?

Unë kam një keqardhje shumë të madhe t’i them një bashkëmoshatarit tim, se ti ishe e keqja më djallēzore që na dhuroi diktatura, sepse jo vetëm kishe ngjyra, fjalë e gjithfarë veshtullie mashtruese, por ti i mbajte solidarë pararendësit e tu, pikërisht t’u kujtoje shqiptarëve se ti ishe e keqja më e vogël, edhe pse mund të ishe një e keqe.

Me këtë djallëzi helmon edhe produktet e baxhos europiane, ca prej të cilëve janë të tillë burokratë, që nga frika e konspiracionit global, janë gati të ulen në sillë edhe me rrufjanë.

Por, ata e dinë, një Orban i dytë në BE, ua prish pullazin, ndaj të duan vetëm si rrip transmisioni. Kështu qē duartrokitjet e tyre merri me rezervë.

Dhe sa për Kushner, kemi të gjithë të drejtën të besojjmë se mbase ke blerë me vullnetin e shqiptarëve të ndershëm, pafajësinë e dosjes McConigal. Koha do të shpjegojë.

Pak si tepër duket që të rrinë bukurmirë te i njëjti njeri, edhe sorosisti, edhe trumpisti. Njerit prej tyre po ia hidhni, kujt vallë?

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "Politikë Politike Rama: Bota nuk u zgjua prej fatit Nartës, por nga emri i Kushner dhe hija e Trump! S'ka dorëheqje, sheshi i protestës, studio për të ushqyer algoritmin"

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *