Russell Crowe: Ja pse “Gladiatori” është filmi më i madh në histori. Më kërkuan të bëja skena erotike, por refuzova
Aktori i njohur Russell Crowe zbulon detaje nga “Gladiator”, duke thënë se ishte morali, që e bëri këtë film të mbetet një nga më të vlerësuarit në histori edhe sot e kësaj dite.
Crowe tha:
“Gladiator 2” për mua nuk pati suksesin e të parit sepse i mungonte morali.
Tek “Gladiator” më kërkuan që Maximus të kishte një skenë erotike me Lucilla, por unë protestova sepse më dukej e pakuptimtë për atë rrugëtim të Maximus, që pasi kishte humbur gruan dhe djalin, të ndalej e të bënte seks me dikë tjetër.
Ndaj dhe “Gladiator” nga një film hakmarrje që mund të kishte më shumë fansa meshkuj, rezultoi në një film me hakmarrje brenda dhe në të vërtetë shumicën e fansave i kishte femra”, tha aktori i njohur.
Regjisori Ridley Scott, i cili ishte pro fillimisht idesë së një marrëdhënieje intime mes Maximus e Lucilla, u dorëzua para rezistencës së Russell Crowe dhe Gladiatori është ai që kemi parë.