14 Korrik, 2026

Arta Dade, mesazh të koduar Ramës: Përvishju gjermanishtes

 Arta Dade, mesazh të koduar Ramës: Përvishju gjermanishtes

Ish-ministrja e Jashtme dhe një nga figurat më të spikatura të Partisë Socialiste, Arta Dade, ka reaguar për Vox News pasi u identifikua nga Newsbomb mes personazheve të përfshirë në postimin e kryeministrit Edi Rama, ku ai ironizonte protestuesit që prej ditësh mblidhen në bulevard duke kërkuar dorëheqjen e tij.

Ai i quan këta personazhe “tam-tamexhinj” dhe se me tubimet e tyre, “kujtuan se u bë bulevardi kos për lugët e tyre të ndryshkura”.

E pyetur se çfarë mendon për gjuhën e përdorur nga kryeministri, Dade, e cila edhe pse është tërhequr nga politika aktive, vijon të mbetet një nga zërat më të respektuar brenda së majtës shqiptare, nuk i kurseu kritikat dhe “këshillat” ndaj tij.

“Për gjuhën e tij? Si njohëse e linguistikës mund të them që ai shqipen e ka manipulative, anglishten e kupton por nuk e flet dot, ndërsa gjermanishten nuk e njeh fare, fare.

Unë do t’i sugjeroja për momentin t’i përvishet gjermanishtes, se do t’i duhet më shumë se shqipja e protestës dhe padyshim më shumë se anglishtja e korridoreve diplomatike…”, është shprehur Dade.

Ish-ministrja nuk na e shpjegon më tej komentin e saj, por fraza “do t’i duhet më shumë se shqipja e protestës” duket se ka një nëntekst politik.

Kjo, pasi thuhet se pas aksioneve të fundit të SPAK, duke nisur nga dosja për Ballukun, tek goditja e biznesmenëve të ndërtimit që pastronin lekët e drogës dhe që kishin lidhje me Qeverinë, qendron pikërisht Gjermania.

Madje dhe pas largimit të deputetes Marjana Koçeku, thuhet se qendron Gjermania.

Berlini duket se po frymëzon edhe protestat e përditshme kundër Ramës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *