E certifikuan dhe Golikun e famshëm të Tepelenës
Në morinë e personazheve që iu kanë ndarrë certifikatë mirënjohje këto ditë, me rastin e 35-vjetorit të themelimit të Partisë Socialiste, është edhe Goliku i famshëm i Tepelenës.
Kujtojmë që këngëtari i njohur është mbështetës i flaktë i së majtës.
Ai i ka kënduar dikur vetë Enver Hoxhës, ndërsa prej vitesh mbështet publikisht Partinë Socialiste.
Atë e vënë në krye të tavolinës kur shtrojnë dreka e darka, dhe ai u këndon me këtë rast edhe ndonjë këngë.