Kryetari i Bashkisë së Dropullit pastron plehrat me Rolex në dorë (pastaj bën dhe policin e trafikut)
Kryetari i Bashkisë së Dropullit, Dhimitraq Toli, ka postuar disa foto në rrjetet sociale, në një aksion për pastrimin e plehrave.
Mirëpo komentuesit kanë vënë re një detaj, që Toli ka harruar ta fshehë.
Ai mban në dorë një orë të shtrenjtë Rolex.
Në një foto tjetër, Toli që shfaqet si punëtor, dukej si polic trafiku, që udhëzon drejtuesit e mjeteve si të lëvizin.
Rroftë propaganda!
