14 Korrik, 2026

Bishat janë lëshuar ngë zinxhirët: Rama po përdor bandat e Shkodrës dhe Elbasanit, për të shuar protestën

 Bishat janë lëshuar ngë zinxhirët: Rama po përdor bandat e Shkodrës dhe Elbasanit, për të shuar protestën

Dy raste të rënda, një i denoncuar publikisht nga deputetja Marjana Koçeku dhe një i paraportuar nga Fatos Lubonja, tregon se pushteti është në panic nga protestat e mëdha që kanë pushtuar Tiranën.

Për këtë arsye, ka lëshuar nga zinxhirët bishat, për të kërcënuar dhe shantazhuar këdo që del në mbështetje të protestës.

Burime të Thuaje.al bëjnë me dije se fillimisht është kërcënuar nga banda më e rrezikshme e Elbasanit, që ka lidhje direkt me Edi Ramën, Fatos Lubonja.

Pas kërcënimit, ky i fundit nuk ka dalë më në protestë, i trembur nga ajo që mund t’i ndodhte familjes së tij.

Më pas, u kërcënua edhe deputetja Koçeku, e cila vendosi ta bëjë publik rastin, duke mos pasur besim tek Policia e Shtetit, siç i kërkojnë socialistët, të denoncojë.

Kjo, pasi dihet që bandat janë të lidhura me shtetin dhe po kërcënojnë në emër të pushtetit.

Tashmë Rama e ka humbur qetësinë dhe ka lëshuar bishat e krimit, me shpresën se do t’u mbyllë gojën njerëzve.

Por vështirë do e ketë!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *