Çobani nga Tepelena që vendosi të qendrojë në vendin e tij dhe të mos emigrojë
Shpati është 35 vjeç dhe jeton në kodrinat e Kalivaçit, mes Vjosës, ullinjve dhe kullotave të pastra të Tepelenës.
Çdo ditë zgjohet në orën 6 të mëngjesit për t’u kujdesur për 280 krerë dele, një punë që e ka trashëguar nga babai dhe që e bën me krenari prej fëmijërisë.
Bagëtitë e tij kullosin të lira në natyrë, larg çdo ushqimi artificial, në toka që sipas tij prodhojnë një nga qumështet më cilësore të zonës.
Nga kjo punë nxjerr deri në 150 litra qumësht në ditë, të cilin e shet për përpunim.
Mes humorit, urtësisë popullore dhe dashurisë për vendlindjen, Shpati më tregoi se pse nuk e ndërroi jetën e bariut me emigrimin.