“Do të q*** robt” – Telefonata që trembi dhe zhduku Fatos Lubonjën, pas mesazhit publik të Ramës
Fatos Lubonja ishte një ndër njerëzit e paktë publik, që doli ditët e para në protestën për Zvërnecin dhe kundër Edi Ramës.
Ai mbajti dhe fjalim madje, para Kryeministrisë.
Për këtë, u sulmua edhe nga Edi Rama.
Rama tha se “Lubonja jeton me makthin e mafias që kur u nda nga unë”.
Dhe jo pa shkak në fakt.
Burime të Thuaje.al bëjnë me dije se Lubonja ka marrë një telefonatë kërcënuese, nga një prej personazheve më të rrezikshëm të krimit në Elbasan.
“Do të q*** robt nëse del sërish në protestë dhe flet”, mësohet se i ka thënë Lubonjës në telefon, eksponenti i krimit në Elbasan, i lidhur ngushtë me Edi Ramën.
Dhe që prej kësaj telefonate, Lubonja nuk është parë më në protestë!